Vizat, Osmani: Po dëmtohet kredibiliteti i BE-së

Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve të saj.
Kështu tha presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
“Kosova këtë vit, më shumë se kurrë e ka dëshmuar se që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme. Prandaj pata nderin që me krenari të prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit të Demokracisë të organizuar nga presidenti Biden”, tha presidentja.
Tutje, ajo theksoi se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik.
Për sa i përket vonesave disa vjeçare në procesin e liberalizimit të vizave, presidentja tha se përveç qytetarëve po dëmtohet edhe kredibiliteti i Bashkimit Evropian.
“Prandaj po punojmë pareshtur me shtetet anëtare, në veçanti me ato që kanë dyshime, që ky proces të përmbyllet suksesshëm  sa më shpejtë”, tha Osmani./21Media

Back to top button