305 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 305 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID.
Ndërsa për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 780 tiketa trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 19 persona, 15 persona janë dërguar në mbajtje, kurse në vuajtje të dënimit 3 persona./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?