Vizita në Izrael, ministri Elbert Krasniqi takohet me Federatën e Autoriteteve Lokale

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Federatës së Autoriteteve Lokale të Izraelit, njëherësh kreu i Komunës së Modi-Maccabim-Reut Haim Bibas.
Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi dhe kryetari Bibas kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunave të Kosovës dhe atyre të Izraelit përfshirë fushën e zhvillimit ekonomik lokal, shkëmbimit ndërkulturor, turizmit dhe inovacionit.
Gjithashtu, ministri Krasniqi, ka vizituar Institutin për Teknologji “Holon” dhe Qendrën e Inovacionit Komunal të Izraelit.
Gjatë këtyre dy vizitave, ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë për fillimin e shkëmbimit të përvojave në mes të dy vendeve në shërbim të digjitalizimit të nivelit lokal, duke theksuar se MAPL përmes platformës E-Komunat, është në fazën e parë të zbatimit të digjitalizimit të shërbimeve, procedurave dhe aktiviteteve që ofrojnë komunat.
Në komunikatë bëhet e ditur se MAPL është në përgatitje të strategjisë kombëtare për Smart Cities, duke bashkëpunuar ngushtë me partner ndërkombëtar, siç janë edhe institutet nga shteti i Izraelit./21Media

Back to top button