Vjedhin 12 telefona, dy të arrestuar

 

Dy persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro.

Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung që dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop.

Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur  dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop . Ne konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, njofton policia e Kosovës./21Media 

Back to top button