Vjedhja e 2. 1 milionëve, prokuria jep detaje të reja

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës  ka dhënë detaje të reja rreth rastit “THESARI”, ku u vodhën 2.1 milionë euro nga Thesari i Shetit.

Prokuroria njofton se deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët gjenden në paraburgim për veprat penale “ Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Shpëlarja e parave”.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se janë duke vijuar veprimet hetimore shumë dimensionale, duke përfshirë edhe institucionet dhe njësitë si: Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), Policia e Kosovës-Departamenti për Hetimin e Korrupsionit,  Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), etj.

“Deri më tani janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave.Gjithashtu, ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i  (LDA Group Sh.p,k).Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 . Në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit.” , thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kanë bërë dy (2) kërkesa adresuar autoriteteve të Republikës së Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 euro, të realizuara nga llogaria e LDA Group Sh.p,k, në pronësi të të pandehurit K.Sh, në llogarinë e një biznesi me seli në Republikën e Turqisë. Është kërkuar ngrirja e llogarisë së identifikuar, është bërë identifikimi i bartësi, personat e autorizuar, janë shikuar pasqyrat e transaksioneve.

Lidhur me këtë rast dje ish ministrja e financave Hykmete Bajrami, pas dorëheqjes nga ky post është zotuar se do të ngris zërin lidhur me ndrcimin e këtij rasti pavarësisht pozitës që do ta bartë në të ardhmen./21Media

Back to top button