Vjehrri vret dhëndrin dhe plagos avokatin

 

Konflitet në familje regjistruan viktimën e radhës. M.P qëlloi për vdekje dhëndrin e tij K. S me të cilin e bija ishte në proces divorci vetëm pak para nisjes së seancës gjyqësore. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës A.C. Ata ishin bashkë në tavolinën e një lokali pranë Gjykatës.

Ish-prokurori, A.C, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

A.C, i cili prej shkarkimit të tij nga vettingu ushtronte detyrën e avokatit, ka qenë duke konsumuar një kafe me klientin e tij, K. S para një seancë gjyqësore ku ai do të ndahej me gruan.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se avokati ka marrë një plumb në klavikul që i ka ngelur në sqetull. Por nuk i ka dëmtuar enë gjaku apo organe dhe gjendja e tij shfaqet stabile.

Ora News mëson se ka qenë seanca e pestë e divorcit me gjyqtare I.P.

Për të ndjekur procesin kanë qenë edhe familjarë të gruas së K.S. Babai i kësaj të fundit, M.P, ka qëlluar dhëndrin e tij dhe plumbat kanë marrë edhe avokatin që ndodhej me të në tavolinë.

Efektivët kanë shoqëruar në komisariat një të mitur, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë hetimet e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button