Tafilaj i VV-së: Rrugët në Deçan janë shtruar në baza partiake

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj sonte ka deklaruar se rrugët në komunën e Deçanit janë asfaltuar në baza partiake.
Tafilaj ka thënë se rrugët e asfaltuara nuk mirëmbahen si duhet dhe janë shumë të ngushta. Ai ka shtuar se shumë fshatra të Deçan kanë probleme me kanalizim dhe nuk kanë ujë të pijshëm, shkruan rtv21.tv

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button