Vjen në jetë djali i aktores shqiptare

 
Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të dytë.
Eliza Dushku ka mirëpritur në jetë djalin e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, e pagëzuan fëmijën me emrin Bodan.
Në rrjetin social Instagram, aktorja ka publikuar disa fotografi të saj nga shtatzënia dhe fotografi të vogëlushit.
“Mirë se vjen djali ynë i bukur, Bodan, kjo javë ka qenë një rrugëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: Vëllezërit e #Boston. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin dhe na duan. Fadil Berisha fotografitë e tua janë gjithmonë të preferuarat e mia, të duam”, ka shkruar aktorja në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku)


 

Back to top button