Vjosa Osmani femra më e votuar nga të gjitha subjektet politike
Vjosa Osmani personi i dytë më i votuar i koalicionit LAN
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor
Në listën e koalicionit LAN femra më e votuar është Vjosa Osmani, njëherit është edhe femra më e votuar nga të gjitha subjektet politike me gjithësejt 64,131 vota, shkruan rtv21.tv
Pas Vjosa Osmanit femra më e votuar nga kualicioni LAN është Mimoza Kusari – Lila me 20,557 vota dhe Teuta Rugova me 10,073 vota, shkruan rtv21.tv
Vjosa Osmani në listën e koalicionit LAN radhitet si personi i dytë më i votuar i listës menjëherë pas kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti.
Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara Vjosa Osmani mori 39 mijë e 911 vota, apo 24 mijë e 220 vota më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2017.
Këto janë përqindjet zyrtare të partive politike apo koalicioneve parazgjedhore: PAN-33.74%, VV-27.49%, LAA-25.53% .
/21Media