Vjosa Osmani flet pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

 

Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë votuesit që votuan listën ku edhe ajo bënte pjesë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se kjo fitore historike më së shumti i takon qytetarëve të Kosovës.

“Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, Vjosa Osmani pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka krijuar listën e saj Guxo me të cilën ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e listës së Vetëvendosjes. Ajo ka arritur që bashkë me kandidatët e saj për deputetë të fitojë shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Osmani ka marrë 300 mijë e 788 vota, ndërsa në zgjedhjet e 2019 kishte marrë 176 mijë e 016 vota. Në zgjedhjet e 14 shkurtit LVV-ja ka dalë partia fituese me 49.95% të votave./21Media

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë…

Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, 4 March 2021

Back to top button