Ahmeti reagon pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Ahmeti ka thënë se “nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës”.

“Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës. Sot Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me minstrin. Edhe pse i kemi dënuar partitë me gati 30 mijë euro, “na e keni humbur legjitimitetin të kërkojmë diçka nga qytetarët””, ka shkruar Ahmeti Facebook teksa e ka shpërndarë një postim të tij që e kishte bërë më 21 shkurt.

Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, 4 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë konfirmuar 591 raste pozitive, nga 3 mijë e 674 mostra të testuara./21Media

Back to top button