Vjosa Osmani flet për datën e zgjedhjeve të parakohshme

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sonte foli për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ajo tha se ende nuk u ka shkuar vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, i cili krijon bazë juridike për të shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Disa ditë më parë ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka takuar udhëheqësit e partive politike dhe ka bërë të ditur se sapo palët ta marrin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur si jokushtetues votimin e Qeverisë Hoti.

Shkak për këtë ishte bërë vota e Etem Arifit, i cili përkundër që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kishte marrë pjesë në votimin e Qeverisë./kallxo

Back to top button