Vjosa Osmani zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pas largimit të Glauk Konjufcës

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, pas lirimit të këtij posti me rastin e emërimit të Glauk Konjufcës në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Osmani ka marrë 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

67 deputetë ishin të pranishëm në sallë me rastin e votimit./21Media

Back to top button