Vlora-Xherit: Kur po thonë ‘nana e Ledrit’, me i thanë oo Xheri është Xheri

Politikanja dhe diplomatja e njohur kosovare, Vlora Çitaku, këtë të diel në emisionin “N’maje t’gjuhës më Xherin” shpalosi shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar me parë.

Ajo zbuloi se të gjitha vajzat e lagjes “Dardania” në Prishtinë në atë kohë e kanë pasë shembull Xherin.

Vlora me shaka u shpreh se të tjerët mund ta njohin Xherin si nëna e reperit Ledri Vula, mirëpo ajo e shumë të tjerë e njohin si Xheri.

“Ne aty në banesen në “Dardani“, kemi qenë si kojshi, të mbaj mend në ballkon shpesh me motren kur kemi qenë dhe me nënën dhe ti ke qenë e bukur edhe tash je e bukur shumë markante ke qenë, do rruaza të mëdha, atëherë flokët e gjata, vishe për kafe me nanen. Na çikat e mahalles gjithë të kena kqyrë. Po me vjen kështu, unë Ledrin e du shumë! Por, kur po thonë ‘nana e Ledrit’, me i thanë oo Xheri është Xheri”, tha Çitaku.

Ndërsa, gjatë bashkëbisedimit Xheraldina Vula tregoi se Vlorën e njeh që kur ajo ishte 15-vjeçe në “Media Projekti” – baza e RTV21 ku janë trajnuar vajzat e reja. Vlora atëherë filloi rrugëtimin si gazetare./21Media

Back to top button