Çitaku: Mos e braktisni vendin, s’duhet me heq dorë kaq shpejt, e kaq lehtë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku këtë të diel përmes emisionit “N’maje t’gjuhës me Xherin”, u bëri thirrje të rinjve që të mos e braktisin vendin.

Duke thënë se i ka munguar shumë Kosova në kohën kur ishte me detyrë në Amerikë, u shpreh se kualiteti i jetës sipas saj janë familja dhe miqtë, e jo infrastruktuara e shërbimet.

“Kur del jashtë Prishtinës dhe kjo është gjeja më shqetësuese për mua tash, kanë fillu të largohen shumë të rinj nga Kosova. Dhe unë do të doja ta shfrytëzoja këtë rast, e di që të ndjekin shumë edhe ty edhe emisionin, që me iu bë apel të rinjve dhe të rejave mos me heq dorë nga Kosova. Unë e di që secili prej nesh ka të drejt të kërkojë lumturinë, ka të drejt të aspirojë dhe të ëndërrojë më shumë, mirëpo nuk duhet me heq dorë kaq shpejt edhe kaq lehtë. Ka fshatra të tërë që janë komplet të braktisura”, tha ajo./21Media

Back to top button