VMRO-DPMNE: Kovaçevski po e lut komandant Forinën dhe Ahmetin për lista të përbashkëta

Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM në krye me Dimitar Kovaçevski, po e lusin Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin, që në zgjedhje të shkojnë me lista të përbashkëta, përcjell TV21. Deputeti Mile Lefkov nga kjo parti, thotë se LSDM kërkon ndihmë nga BDI edhe për zgjedhjet presidenciale.

“Vetëm që të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin, e bënë Talat Xhaferin, ose komandant Forinën, kryeministër të Maqedonisë. Nënçmimet e Kovaçevskit në dëshirën për pushtet nuk kanë fund, ai e lut komandant Forinën dhe Ahmetin që ta mbështesin Stevo Pendarovskin dhe të kenë lista të përbashkëta”, tha Lefkov./tv21.tv

Back to top button