Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për shkëmbimin e personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi.

Kjo është bërë e ditur Ministria së Mbrotjes përmes një postimi në “Facebook”.

Me anë të kësaj Marrëveshje Ushtarake Kornizë e cila u arrit pas takimit të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler, pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në mes këtyre dy vendeve.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci.

Ndërsa pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.

“Takimi i dy ministrave të mbrojtjes filloi me pritje ceremoniale ushtarake, ku ky takim u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake Kornizë, me anë të së cilës pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Maqedonci, së bashku me delegacionin e tij nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler./21Media

Back to top button