Vodhën një veturë me targa të Serbisë, arrestohen dy persona në Leposaviq

Dy persona janë arrestuar në Leposaviq.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se të njëjtit janë arrestuar në dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë, pronë e ankuesit mashkull kosovar.

“Leposaviq / 18.01.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /21Media

Back to top button