Voglushi ikën prej shtëpisë, ngrihet nga të ftohtit

Tre vjeçari ngrihet për vdekje pasi kishte dalë nga shtëpia natën

Një djalë i vogël ka vdekur si pasojë e ngrirjes nga të ftohtit në Karolinën Veriore. Ai kishte dalë nga shtëpia në natën e 15 marsit – një ditë pasi që kishte mbushur tre vjet.

Besohet se Landin Melton kishte dalë natën nga shtëpia teksa prindërit e tij ishin duke fjetur dhe kishte ngrirë si pasojë e erërave të ftohta që fryenin nën zero.

Tragjedia e ka tronditur familjen e vogëlushit, të afërmit dhe bashkëqytetarët.

Jo shumë moti, në nëntor të vitit të shkuar, një çift 70 vjeçarësh pati ngrirë nga të ftohtëtit në shtëpinë e tyre meqë nuk kishin ngrohje./21Media

Back to top button