Vojvoda përshëndet trajnerin Challandes

 
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot për shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes.
Pas paraqitjeve jo të mira të Kosovës, ku në tre ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” ka regjistruar tre humbje, kundër Spanjës, Suedisë dhe Gjeorgjisë.
Me këtë rast, ka reaguar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të Kosovës Mërgim Vojvoda, i cili u shpreh falënderues për kontributin e trajnerit Challandes.
“Faleminderit zotëri për punën”, shkruante Vojvoda në postimin e tij në llogarinë Facebook.

Back to top button