Top prioritetet e Zenun Elezajt nga AAK-ja për Klinën
Kandidati për kryetar të Klinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj në RTV21 shpalosi programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Ai tha se programi i tij është përgatitur me kujdes duke e pasur si shtyllë kryesore ekonominë. Ai tha se e ka paraparë edhe një program për shëndetësi dhe arsim.
Në Klinë janë 48 mijë e 305 qytetarë me te drejtë votë. Në garë për kryetar të Klinës janë 4 kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ZENUN ELEZAJ i cili ka qeverisur deri tani, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! LULZIM DRAGIDELLA, nga Lidhja Demokratike e Kosovës BESIM HOTI dhe nga Partia Demokratike e Kosovës ESAT RACI./21Media