Volejbollistet dhe basketbollistët e UP-së shpallen kampionë të ”Dubrovniku 2021”

Volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, së fundmi, janë shpallur kampionë të Universiadës “Dubrovniku 2021”.
Studentët e UP-së, në mesin e tetë ekipeve përfaqësuese nga vende të ndryshme të rajonit, kanë fituar vendet e para në sportin e volejbollit (femrat) dhe basketbollit (meshkujt) në këtë garë.
Ekipi i femrave në volejboll ka zënë vendin e parë, ndërkaq djemtë janë renditur të dytët në këtë garë, në sportin e basketbollit.
Për këtë sukses të arritur, i lumtur sot është shprehur dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asoc. dr. Musa Selimi, i cili i ka përgëzuar studentët për suksesin tashmë tradicional në këtë universiadë, ndërkaq ai ka falënderuar edhe trajnerët Florian Miftari dhe Bahri Gjinovci, të cilët, sipas tij, me përkushtim të madh, arritën këto rezultate.
Ekipi i femrave në volejboll ka qenë i pamposhtur gjatë gjithë universiadës, duke mos humbur asnjë set në të gjitha fazat e garës./21Media

Back to top button