Von Cramon kërkon ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar “hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it”.

Ajo është shprehur mirënjohëse për shërbimin që kryejnë trupat e KFOR-it në Kosovë.

Cramon këtë po e sheh si  një kërkesë në tri të tjerat që parashtroi Bashkimi Evropian për Kosovën të enjten.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar të enjten tri kërkesat për Qeverinë e Kosovës.

“Zgjedhje lokale të reja të menjëhershme, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, nisja e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, janë tri kërkesat e parashtruara./21Media

 

Back to top button