Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon: Të hiqen vizat për Kosovën, menjëherë!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi të hënën se për ta rikthyer besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Von Cramon në llogarinë e saj në “Twitter” shkroi se është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit.
“Nëse BE-ja deshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë primare në Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, që tha se Kosova është shteti më demokratik, por edhe më i izoluari./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button