​Von der Leyen: BE, sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, si mbështetëse e Rusisë

BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë si edhe vendeve të tjera që rrisin presionin Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë me qëllim pushtimin e saj. Kështu ka njoftuar Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se t’i shtrijnë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë si Bjellorusia apo Irani.
“Ne do të mbajmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të duhet me një regjim sanksionesh të ashpër, ne do t’i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë si Bjellorusia apo Irani. Dhe ne do të dalim përpara me sanksione të reja kundër Bjellorusisë duke iu përgjigjur rolit të saj në këtë luftë ruse në Ukrainë”, deklaroi Ursula von der Leyen.
Rusia dhe Bjellorusia kanë zgjeruar stërvitjet e tyre të përbashkëta stërvitore ushtarake në Bjellorusi, mes shqetësimeve në rritje se Moska po i bën presion aleatit të saj më të ngushtë për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë.
Disa ditë më parë udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, vizitoi një bazë ushtarake ku trupat ruse janë stacionuar për të takuar trupat dhe për të diskutuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Ndërsa në fund të dhjetorit, presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një vizitë të rrallë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Hera e parë që Putin ishte në Bjellorusi që nga viti 2019 duke ngjallur dyshime sepo kërkonte ndihmë ushtarake me luftën në Ukrainë.

Back to top button