Daçiq: Ka tri vija të kuqe për Serbinë kur është fjala për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se për Serbinë janë tre vija të kuqe kur është fjala për Kosovën.
“E para është që gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, e dyta është se Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe e treta është siguria e serbëve në Kosovë”, tha ai.
Daçiq, tha në Budapest se Serbia është e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe se dëshiron një marrëveshje politike për çështje të hapura, shkruan N1.
“Ne besojmë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe jemi shumë të ndjeshëm që të trajtohet në përputhje me politikën e standardeve të dyfishta kur është fjala për integritetin territorial. Ose integriteti territorial është një parim ose nuk është. Ju nuk mund të jeni në favor të ruajtjes së integritetit territorial në një rast, dhe ta thoni anasjelltas”, tha Daçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedës së tij me kolegun hungarez Peter Sziart./21Media
 

Back to top button