Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka treguar se në takimin me presidententin e Serbisë Aleksandar Vuciq në Bruksel është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Von der Leyen në një postim në twitter ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar edhe për hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut.

“Pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Serbisë. Diskutuam për: luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e anëtarësimit ku duhet të vazhdojmë të shohim zhvillime pozitive në sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut të cilët jemi të gatshëm ta mbështesim”, ka shkruar Von der Leyen.

Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun./21Media