Von der Leyen dhe Zelensky diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi sot Kievin për të tretën herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
“Kaq shumë ka ndryshuar. Ukraina tani është një kandidate e Bashkimit Evropian. Unë do të diskutoj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal se si të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina përparon drejt anëtarësimit”, shkroi Von der Leyen.
Von der Leyen njoftoi vizitën në Kiev të martën në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg në prani të zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë pasi filloi pushtimi rus dhe iu dha statusi i kandidatit në më pak se katër muaj.
Von der Leyen diskutoi me Zelenskyn për integrimin e Ukrainës në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Tregu garanton lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve.
Të martën, von der Leyen propozoi gjithashtu përfshirjen e Ukrainës në zonën e roamingut të lirë të BE-së për përdoruesit e pajisjeve celulare, e cila lejon thirrjet, mesazhet me tekst dhe përdorimin e internetit celular jashtë vendit pa kosto shtesë./21Media

Back to top button