Von der Leyen: Keni bërë reforma e shtet ligjor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në siparin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tha se vendet kanë bërë reforma.
“Ju kemi treguar shumë përkushtim. Keni treguar këmbëngulje dhe keni pasur besim te procesi drejt BE-së. Keni zbatuar shtetin ligjor, keni medien e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni reformuar ekonominë tuja. I keni bërë këto ndryshime sepse janë edhe të mira për vendin tuaj dhe këto reforma po japin rezultate. Ne ju kemi mbështetur në çdo hap. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni Evropian, ekipet negociuese do të nisin. Të dyja vendet do të bëhen të ditura me rregullimet dhe legjislacionet. Pika e dytë është se ne do të jemi më afër pikave kyçe. Shqipëria do të bashkohet me mbrojtjen civile evropiane”, ka thënë ajo.

Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.
Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.
Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014./21Media

Back to top button