Vonesa e hartimit të draftit të Asociacionit rrezikon një të imponuar

Pavarësisht se të gjitha partitë pozitë dhe opozitë e përkrahin çdo ide ku përfshihen edhe SHBA-të, ende mbetet e ngrirë ideja e presidentes, vjosa Osmani e cila ka thënë se draftin për Asociacionin duhet të hartohet së bashku me SHBA-të. Përfaqësuesit e pushtetit e përkrahin qasjen e presidentes për themelimin e komunave me shumicë serbe, por deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, thotë se Qeveria duhet ta shkruaj draftin e saj dhe sipas tij ai nuk duhet të kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar ashtu siç u kundërshtua një propozim i Kurtit në Bruksel.

“Kosova nuk është palë bllokuese. Kurti ua ka thënë në dialog ndërmjetësve dhe SHBA-së që është i gatshëm ta shkruaj draftin e Asociacionit por nuk është pranuar. Kur kalojmë tek një ide e Kurtit që draftit ta shkruj vet Kosova, por ai nuk duhet të refuzohet sepse ai draftë që shkruhet nga Kurti nuk do të ketë komptenca ekzekutive”, tha Arbër Rexhaj.

Opozita e vlerëson pozitivisht reflektimin e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti se duhet bashkëpunim me SHBA-të për çështjen e Asociacionit dhe për dialogun. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se padëgjueshmëria e deritanishme e pushtetit i ka sjellë vetëm telashe Kosovës.

“Rikthimi në rrugën e drejtë që i takon Kosovës në një partneritet të qëndrueshme me SHBA-të, mendoj se është një hap pozitivë në reflektimin e presidentes dhe kryeministrit pavarësisht temave ku bënë pjesë edhe Asociacioni”, tha Zemaj.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se SHBA-ja duhet të jetë palë garantuese për draftin e Asociacionit.

“Presidentja ka të drejtë plotësisht që të koordinohet sa i përket asociacionit me SHBA-të që ata të jenë garantues që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive”, tha Lekaj.

Ka sinjale se faktori ndërkombëtar mund ta hartojë një draft të asociacionit sikurse propozimin franko-gjerman, për shkak se Qeveria nuk ka prezantuar një draft për themelimin e këtij meknizmi. Por, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, thotë se një gjë e tillë është e pranueshme.

“Nuk është që nuk është thënë por ajo është e papranueshme. Nuk mund të vije një draft dhunshëm merre ose lëre kjo do të ishte e padrejtë”, tha Rexhaj për RTV21.

Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, SHBA-ja ka ritheksuar si çështje urgjente themelimin e Asociaconit të komunave me shumicë serbe, duke garantuar se nuk e përkrahin një asociacion me kompetenca ekzekutive./21Media

Back to top button