Hasani dhe Varhelyi: Të hetohet sulmi kriminal në Banjskë, autorët të dalin para drejtësisë

(Lajm i përditësuar)


Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi nga Tirana i kanë bërë apel Serbisë që të hetojë sulmin kriminal në Banjskë dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Ministri Hasani tha se se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar, e cila duhet të jetë në nivel ndërkombëtar.

Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist, tha Hasani, sidomos në situatën e tanishme ku dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes.

“Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terr kriminal në veri që kushdo që do mbante këtë detyre do reagonte. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni me BE dhe SHBA. Ne kemi deklaruara dhe kërkuar publikisht dhe zyrtarisht se formati duhet ngritur në nivelin e një konference me planin franko gjerman si udhërrëfyes,. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist. Sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha Hasani.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe komisioneri Varhelyi, ku deklaaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.

Varhelyi tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.

“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha Varhelyi.


Ministrja gjermane me mesazh të fortë nga Tirana: Serbia po provokon me trupat në kufi me Kosovën

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën, ndërsa kërkoi që të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja gjermane.


Baerbock: Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock për herë të parë në Tiranë

Për ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ky takim konsiderohet si përgatitje e samitit të të radhës të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë.

Pjesëmarrjen në këtë takim Baerbock do ta shfrytëzojë edhe për bisedime me homologun shqiptar si dhe me kryeministrin e Shqipërisë.

“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për nderveprimin mes vendeve (sigurie, mbrojtje dhe lëvizsshmërie). Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumicë serbe”, deklaroi për mediat para nisjes së Samitit, ministrja e jashtme e Gjermanisë.


Delegacione të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen sot në Tiranë, në takimin e ministrave të Jashtëm.

Ky takim i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Sipas njoftimit, takimi do të ketë dy sesione të mbyllura. Pas përfundimit të tyre, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri për Zgjerim i KE-së, Oliver Varhelyiu do të mbajnë konferencë për media.

Tema të këtij takimi janë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçantë të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale; përfarimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin; zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian.

Takimi do të ketë dy sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Back to top button