Fletëvotimet arrijnë në Kosovë

 

Kanë arritur në Kosovë fletëvotimet të cilat do të përdorën për zgjedhjet e parakohshme paralamnetare.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai po ashtu ak bërë të ditur se  të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet.

“ Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak. “, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt, partitë politike sot do ta përmbyllin fushatën, kurse nesër është heshtje zgjedhore./21Media

Back to top button