Votimi i serbëve të Kosovës në Serbi, KFOR-i thotë se do të ofrojë siguri të lëvizjes

Një ditë para se serbët e Kosovës të nisen drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare, misioni KFOR ka thënë se do të ofrojë siguri të lëvizjes gjatë periudhës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, KFOR-i shpreh përkushtimin të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë periudhës zgjedhore, në përputhje me mandatin e tij.

Ndryshe, të dielën votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive të votimit. Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, njoftoi se më 17 dhjetor, serbët nga Kosova mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet e Serbisë, Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Back to top button