“Voto “po” ose humb punën”

Një banor në qytetin e pushtuar të Enerhodar, në rajonin Zaporizhzhia, tha se zyrtarët zgjedhorë dhe dy ushtarë të armatosur po shkonin derë më derë, për të detyruar njerëzit të votonin.
Banori, i cili nuk i zbulohet identiteti për arsye sigurie, tha: “Nëse njerëzit nuk përgjigjen, vendosin një shenjë. Pastaj kthehen në të njëjtën adresë… Është shumë e frikshme”, transmeton rtv21.tv.
Sipas banorit, njerëzit po kërcënohen të humbasin vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në këtë proces.
“Nuk ka asnjë shans për të shmangur votën. Ata ju japin fletët e votimit dhe ju duhet të votoni ‘Po’. Përndryshe, ju do të humbni punën tuaj. Kjo është pyetja”./21Media

Back to top button