Votojnë dy kandidatët për kryetar në Mamushë

Dy kandidatët për kryetar të Mamushës Abdulhadi Krasniqi nga “Kosova Demokratik Turk Partisi” dhe Arif Butuqi nga “Kosova Adalet Turk Partisi” kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka ftuar qytetarët e Mamushës që të votojnë.
“Le të kursejmë të gjithë 5 minuta dhe të përmbushim detyrën tonë qytetare”, ka thënë ai.
Ndërsa, kundër kandidati i tij Arif Butuqi ka thënë se sot është dita e demokracisë duke i ftuar qytetarët që të dalin në votime.
“Unë dhe gruaja ime votuam në shkollën Mamuşa ANADOLU në orën 9 të mëngjesit të sotëm. Sot, 14 nëntor 2021, në Kosovë mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve. Sot është dita e demokracisë, duhet të jetë ditë paqeje. Sot duhet të jetë një ditë uniteti dhe barazie. I uroj më të mirat Mamushës dhe Kosovës. Uroj që banorët e Mamushës të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë masive. Suksese Mamushës sonë në zgjedhjet e raundit të dytë”, ka shkruar ai.
Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 44%./21Media

Back to top button