Policia konfirmon sulmin ndaj Qëndron Kastratit

Mbrëmë rreth orës 21:00 është sulmuar kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se rasti është është cilësuar si sulm dhe dëmtim prone.
Hashani ka treguar se në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona të dyshuar, teksa shtoi se Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastin./21Media

Back to top button