Voziti 94 km/h në zonën 40, i merret leja për tre muaj

Një shofer është gjobitur me 300 euro dënim, tri pikë negative dhe masën e përkohshme për ndalim të vozitjes së automjeteve motorike prej 3 muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në aksin rrugorë Gjilan-Ferizaj.

“Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e katër (94) km/h, ” thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjilanit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar tek vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, shkruan rtv21.tv.

“Po ashtu inkurajohen mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button