Voziti mbi 100 km në orë më shumë se sa lejohej, gjobitet shoferi

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin, i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80km/h, drejtoi mjetin në 188 km/h.
Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 188 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet më tej në njoftim./21Media

Back to top button