Voziti nën ndikim të alkoolit, patenta dhe 400 euro i dalin nga xhepi

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se ka gjobitur një person me 400 euro dhe heqje të patentë shoferi për nëntë muaj, pasi i njëjti ka vozitur nën ndikim të alkoolit.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila. Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button