Vrapo për Autizëm

Këtë të diel në sheshin e Prishtinës mbahet Minimaratonën Humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”, e cila ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë, në përkrahje të fëmijëve me autizëm.
Minimaratona është organizuar nga “ReplayPeace”, dhe mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 08:30.
Të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të dhurohen në përkrahje të kësaj kauze, të nisur nga Burim Krasniqi./21Media

Back to top button