Vrasja e dyfishtë në Ballsh, zbardhet shkaku i sherrit para vrasjes

34 vjeçari Musta theri me thikë bashkëshorten dhe kunatën

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në familje pasditen e së mërkurës në Ballsh të Shqipërisë.

34-vjeçari Gazmed Musta motive të dobëta ka therur me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeç, Gentiana Caushajn dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushajn.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në momentin kur autori i krimit ishte në gjendje të dehur.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë mësohet se është bërë kërkesa e gruas për të shkuar bashkë me motrën te prindërit e saj. Për këtë arsye ka nisur debati që përfundoi më pas deri në goditje me thikë.

Sherri verbal ka nisur pas një dreke në familje, ku ishte e pranishme edhe kunata 18-vjeçare.

Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa kunata ka vdekur rrugës për në spital. 34-vjeçari Gazmend Musta jetonte në Greqi si emigrant, ndërsa ishte rikthyer së fundmi për festa, raporton vizionplus.

Back to top button