Vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, policia shoqëron 10 persona

Në lidhje me vrasjen e trefishtë dje policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona ku janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në drejtorinë e policisë së Durrësit pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente.
Edhe sot me dhjetëra forca të FNSH-në kanë shkuar në Fushë Krujë të cilat do të merren me problemin në fjalë.
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites të së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip “Volswagen Passat” që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave./oranews

Back to top button