3 milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm lidhur me atentatin në Fushë Krujë

Policia vë në dispozicion 3 milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbulimin e autorëve të atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.
Autorët që dyshohet se kanë qenë 4 ekzekutuan me automatik Diklen Vatën, Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinaj të cilët po udhëtonin në makinë.
“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë. Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave./21Media

Back to top button