Vrasja në Zllakuqan të Klinës, merret vendim për të dyshuarin

Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Zllakuqan të Klinës.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, e cila ka thënë se kërkesa e Prokurorisë ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit.
 “Po është caktuar masa e paraburimit në kohezgjatje prej tridhjete ditesh”, ka thënë Zhuti./21Media
Back to top button