Vrasje në tentativë, arrestohet një person

 

Faisal Khan, 24 vjeç është duke u akuzuar për vrasje në tentativë të një djali nëntë vjeçar, i cili është në spital me dëmtime të mëdha, u bë e ditur në raportin policor.

Fëmija kishte plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë pas sulmit, i cili ndodhi të shtunën në Peveril Road, Peterborough, Angli.

Khan, nga Almond Road, Dogsthorpe, do të paraqitet para gjykatësve në Peterborough.

I dyshuari është duke u akuzuar gjithashtu për posedim të një thike në një vend publik./21Media

Back to top button