Vrasje në tentativë në Mitrovicë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person ka raportuar se përderisa ishte duke hyrë në oborrin e shtëpisë me veturë, ka dëgjuar disa të shtëna me armë dhe më pas ka vërejtur se është goditur nga një predhë dera e veturës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime./21Media

Back to top button