Vrasje në tentativë, një burrë sulmohet derisa ishte me veturë

Një person ka raportuar në Polici se drejt tij disa persona kishin shtënë me armë zjarri në veturë dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte pasë probleme me të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Ndërsa, rasti i cilësuar si “vrasje në tentativë” është nën hetime nga njësitet kompetente./21Media

Back to top button