Vrau oficerin e policisë, u vetëplagos 21 vjeçari

Policia e Shtetit ka dhënë informacione për arrestimin e 21 vjeçarit, që sot ka vrarë një oficer policie në Lezhë.
Policia ka bërë të ditur se 21 vjeçari  është vetëplagosur me armën e tij dhe është transportuar nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij.”, ka informuar policia.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular./21Media

Back to top button