Vritet oficeri i krimeve, policia në kërkim të 21-vjeçarit

Sot, rreth orës 10:30, Policia e Shtetit ka njoftuar se një oficer i krimeve është qëlluar me armë zjarri. I njëjti, sipas Policisë ka vdekur në spitalin rajonal të Lezhës.
S. H, 44 vjeç ishte pjesë e një patrulle për kontrollin e parcelave me kanabis në këtë zonë. Në një moment ata kanë ndaluar një makinë për kontroll. I dyshuari A.R i cili qëndronte në sediljen e pasme të makinës ka qëlluar drejt policit të krimeve.
FNSH e RENEA dhe me ndihmën e helikopterëve po vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit 21 vjeçar ndërsa janë ndaluar dy miqtë e tij që ndodheshin me të në makinë.
21 vjeçari është dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta./21Media

Back to top button