Vret një polic, plagos një avokat dhe merr peng një person

Sulmi ka ndodhur në qytetin Bursa të Turqisë

Një sulmues i paidentifikuar ka qëlluar për vdekje sot një policit, ka plagosur një avokat në një sallë gjyqi dhe për t’i shpëtuar policisë, ka marrë peng një person.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Bursa të Turqisë, i cili gjendet pranë Stambollit, raporton Reuters.

Media turke Hurriyet bënë të ditur se forca të shumta policore kanë rrethuar Gjykatën.

Back to top button